Hetimi i Dosjes “21 Janari”, SPAK ekspertim shkencor zërave në kasetën e komunikimit

26 Tetor 2024 | 16:20

Kaseta me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011 po i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e SPAK. Synohet të vërtetohet shkencërisht autenticiteti i zërave të identifikuar.

SPAK po eksperton audio-regjistrimin e komunikimeve të Gardës së Republikës gjatë protestës së 21 janarit, ku u vranë katër persona. Përmes laboratorit dixhital, SPAK po verifikon vërtetësinë e këtij regjistrimi, të depozituar pak javë më parë nga gazetari Artan Hoxha.

Gjithashtu, hetuesit kërkojnë të identifikojnë zërat e personave që komunikojnë në radio, në audio-regjistrimin prej 36 minutash. Sipas përmbajtjes së bisedave, komunikimet kanë lidhje me kohën kur efektivët e Gardës kanë qëlluar mbi turmën e protestuesve dhe në audio dëgjohet komandanti i Gardës së asaj kohe, Ndrea Prendi.

SPAK ka kërkuar gjithashtu marrjen e të gjitha provave dhe fashikujve hetimorë të krijuar gjatë viteve për këtë çështje.

Krahas familjarëve të të ndjerit Aleks Nika, mbi kallëzimin e të cilëve SPAK u vu në lëvizje, janë marrë edhe deklarime të personave që dyshohet se kanë dijeni për atë që ndodhi në protestën e 21 janarit. Mes tyre janë ish-drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj, si dhe ish-zv.drejtori Agron Kulicaj, ndërsa të kallëzuar janë zyrtarët më të lartë të kohës, si ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026