Lefter Koka rrezikon deri në 10 vite burg, thotë gazetari
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati tha në “Now” se Lefter Koka rrezikon deri në 10 vite burg referuar parashikimeve të Kodit Penal.
Hetimi në një dosje të veçantë për inceneratorin e Elbasanit, sipas tij është i cunguar.
Ai tha se SPAK ka lënë jashtë inceneratorin e Tiranës dhe Fierit, ndërkohë që bëhet fjalë për të njëjtët njerëz dhe të njëjtat kompani.
“Unë e shikoj të nxituar, për hir të së vërtetës për shkak se e gjithë kjo skemë fiktive mashtrimi, me vlera kaq të mëdha ku ish-ministri Lefter Koka dyshohet që ka përfituar në mënyrë të padrejtë rreth 3.7 milionë euro, nuk mund të mbyllet vetëm me tre persona,” – tha Ferhati.
Ndërsa shpjegoi skemën e mashtrimit, gazetari i Euronews Albania tha se nuk është e qartë ku ndodhen paratë, duke qenë se nuk ka pasur as bllokim të llogarive bankare.
“Ka dyshime se paratë janë transferuar disa herë në llogari të ndryshme, ndoshta dhe në parajsa fiskale për t’iu shmangur ndjekjes së autoriteteve,” – u shpreh Ferhati.
Ditën e sotme me urdhër të SPAK u arrestua ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Sipas hetimeve, ish-zyrtari ka favorizuar një kompani për marrjen e koncensionit për inceneratorin e Elbasanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:00 3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik
- 13:50 Kryenegociatori i Iranit: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
- 13:43 Britania vendos sanksione ndaj 7 rusëve dhe 2 instituteve kërkimore: Zhvilluan armë kimike të përdorura për vrasjen e Navalny
- 13:20 Pallati i Buckinghamit mohon se Princi Harry do të qëndrojë në rezidencën mbretërore gjatë vizitës në Britani
- 13:11 “U përpoqa,” Neymar pas humbjes ndaj Norvegjisë njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës