Hetuesit dyshojnë për përfshirjen e nënës në vrasjen e palestinezes në Tiranë

31 Mars 2025 | 15:44

Hetimet për vrasjen e 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan, e cila u ekzekutua nga i ati më 22 shkurt në një banesë me qira në Tiranë, kanë marrë një kthesë të re. Dyshimet e hetuesve tregojnë se në këtë ngjarje mund të jetë e përfshirë edhe nëna e viktimës.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, krimi mund të ketë qenë i mirëmenduar nga familja e së resë. Trupi i saj ndodhet ende në morg, pasi familjarët nuk kanë bërë asnjë kërkesë për ta tërhequr dhe për ta përcjellë për në vendlindje.

Detajet e hetimit:

  • Nëna e Rayan Alwan ndodhej në Gjermani në momentin e vrasjes dhe nuk është marrë ende në pyetje nga autoritetet shqiptare.
  • Ajo kishte bërë më herët një denoncim në Gjermani, ku pretendonte se e bija kërcënohej për një video intime.
  • Hetuesit e lidhin dyshimin për përfshirjen e saj në ngjarje me faktin se deri tani nuk është gjetur asnjë provë që videoja të ekzistojë vërtet.
  • Përpjekjet për të marrë në pyetje të ëmën e viktimës kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi ajo nuk është gjetur në Gjermani.

Ndërkohë, miq të 24-vjeçares në Gjermani kanë deklaruar se Shqipëria ishte një vend tranzit për të, me qëllimin për të udhëtuar më pas drejt Libanit me të atin. Ata kanë konfirmuar gjithashtu se Rayan kishte denoncuar në Gjermani se familja e saj e kërcënonte.

Në mungesë të një kërkese nga të afërmit, autoritetet shqiptare po shqyrtojnë mundësinë që trupi i së ndjerës të varroset në Shqipëri. Hetimet për këtë çështje vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e vrasjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë

Edhe qytetarë e Durrësit janë mbledhur këtë të enjte për të protestuar kundër projektit në Zvërnec. Ashtu siç ishte paralajmëruar, banorët e Durrësit iu janë...
18:30 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë

Bizneset ligjore në Shqipëri ka shënuar rritje 5% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas profilit, nga 250 mijë gjithsej, afro gjysma e tyre janë fermerë. Bizneset...
17:49 | 04/06/2026