Hetuesit rusë iu bëjnë testet e ADN-së trupave në aksidentin e Prigozhin
Mbrëmjen e së premtes hetuesit rusë kanë tërhequr trupat e viktimave të aksidentit ku humbi jetën dhe shefi i Wagner, Prigozhin.
Tërheqja e trupave është bërë me qëllim kryerjen e ADN-së për të konfirmuar identitetin e tyre.
“Komiteti Investigativ Rus vijon të hetojë mbi rastin kriminal të aksidentit ajror në Tver Oblast. Gjatë hetimeve janë gjetur regjistruesit e fluturimit. Vazhdon ekzaminimi i detajuar i vendit të ngjarjes. Për momentin po sekuestrohen sendet dhe dokumentacioni që lidhet me të gjitha rrethanat e rrëzimit të avionit dhe po dorëzohen për ekspertizë mjeko-ligjore,” – thuhej në deklaratën e publikuar në Telegram.
Hetuesit bënë me dije se të gjithë skenarët e mundshëm për shkakun që çoi në rrëzimin e avionit privat po analizohen deri në momentin që do të dilet në një konkluzion përfundimtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht