Hezbollahu e sulmon Tel Avivin me raketë balistike

25 Shtator 2024 | 09:36

Hezbollahu e ka hedhur një raketë balistike drejt Tel Avivit të mërkurën në mëngjes, duke e përshkallëzuar edhe më tej situatën, një ditë pasi ushtria izraelite e bombardoi Libanin duke vrarë qindra njerëz dhe militantët hodhën raketa në veri të Izraelit.

Ushtria izraelite tha se e ndaloi raketë balistike tokë-tokë, e cila aktivizoi sirenat për sulme ajrore në Tel Aviv dhe përgjatë Izraelit qendror. Ajo tha se nuk u raportua për viktima apo dëme.

Ajo tha se u përgjigj duke goditur vendin nga ky u shkrep kjo raketë në jug të Libanit.

Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – tha se e shkrepi një raketë balistike Qader 1 në drejtim të selisë qendrore të agjencisë së inteligjencës së Izraelit, Mosad.

Ky grup i mbështetur nga Irani e fajëson Mosadin për sulmet e javës së kaluar gjatë të cilave bomba e fshehura në pajisje komunikimi, pejxherë dhe radiolidhje, shpërthyen duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur mijëra të tjerë, përfshirë pjesëtarë të Hezbollahut.

Ushtria izraelite tha se kjo ishte hera e parë që një raketë balistike e shkrepur nga toka libaneze arrin në Izraelin qendror.

Ky sulm i ka rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme, e cila po shkon drejt një lufte të përgjithshme, edhe pse Izraeli po vazhdon të luftojë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE në Rripin e Gazës.

Së paku 560 njerëz u vranë në Liban dhe mijëra të tjerë u detyruan të shpërngulen nga shtëpitë e tyre si pasojë e një vale bombardimesh izraelite të hënën dhe të martën.

Banorët kanë ikur nga jugu i Libanit, duke u grumbulluar në Bejrut dhe në qytetin bregdetar Sidon, ku flenë në shkolla të shndërruara në strehimore, si dhe nëpër vetura, parqe dhe plazhe. Disa prej tyre u përpoqën të ikin nga vendi, duke shkaktuar rrëmujë në trafik në kufi me Sirinë.

Ushtria izraelite ka thënë se nuk ka synime tani për tani për të kryer inkursion tokësor në Liban.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës

Brazili nuk do të bëjë lëshime ndaj Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojë të mbrojë sovranitetin e vet ekonomik dhe politik, tha Presidenti Luiz...
09:05 | 17/07/2026

OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme

Kostoja globale e një diete të shëndetshme është rritur me 25% gjatë pesë viteve të fundit, duke tejkaluar kufirin e varfërisë ekstreme dhe duke e...
09:03 | 17/07/2026

Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh

Nisja provë e mega-raketës Starship të kompanisë SpaceX u ndërpre në sekondën e fundit të enjten, pasi disa nga motorët nuk u ndezën, duke detyruar...
08:58 | 17/07/2026