Largime masive nga jugu i Libanit: Izraeli vijon bombardimet, Hezbollah i “heshtur”
Të paktën 492 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që synonin Hezbollahun në Liban. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Shëndetësisë së Libanit duke e cilësuar ditën më të errët të konfliktit. Mes viktimave sipas të dhënave kishte gra dhe fëmijë.
Mijëra familje janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1600 objektiva të Hezbollahut në një operacion për të shkatërruar infrastrukturën që grupi i armatosur kishte ndërtuar që nga lufta e vitit 2006. Hezbollahu, ndërkohë, lëshoi më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit.
Mijëra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në Libanin jugor pas valës së sulmeve të të hënës.
Tani mund t’ju sjellim disa fotografi që tregojnë njerëzit duke udhëtuar mbrëmë dhe duke mbërritur në kryeqytetin Bejrut këtë mëngjes.
Një burrë që arriti në Bejrut këtë mëngjes i tha BBC se udhëtimi i tij nga jugu zgjati 17 orë. Ai tha se Izraeli kishte bombarduar vende përgjatë rrugës kryesore, duke i detyruar ata që iknin të përdornin rrugë alternative.
Ndërkohë brenda Bejrutit ka më pak trafik se normalja. Disa biznese janë hapur, porshumë të tjera janë mbyllur, ndërsa shkollat po përdoren si qendra pritjeje për ata që ikin nga bombardimet.
Ndërkohë Izraeli vazhdon të zhvillojë fushatën e tij më agresive kundër Hezbollahut që nga lufta e vitit 2006. Sakaq përgjigja e grupit militant të mbështetur nga Irani mbetet çuditërisht e heshtur.
E gjithë kjo ngre pyetjen nëse Hezbollahu nuk dëshiron apo thjesht nuk është në gjendje të çlirojë arsenalin e tij më të madh, apo është në pritje të momentit të duhur.
LEXONI GJITHASHTU:
Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht