Hidhet granatë në një sallon bukurie në Francë, plagosen 6 persona! Mes tyre edhe një fëmijë
6 Shkurt 2026 |
18:35
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të regjistruar në një sallon bukurie në Grenoble të Francës. Mësohet se shpërthimi u regjistrua mesditën e kësaj të premte ndërsa mes të plagosurve është edhe një fëmijë.
Sipas autoriteteve, shpërthimi ndodhi pas hedhjes së një granate. Fatmirësisht plagët e marra nga personat e plagosur nuk ishin të rënda dhe morën ndihmën mjekësore në vendngjarje.
Autorët e krimit u arratisën dhe deri më tani motivet e tyre mbeten të panjohura. Salloni i bukurisë ndodhet në katin përdhes të një ndërtese banimi shumëkatëshe, midis dyqaneve të tjera tregtare. Për shkak të ashpërsisë së shpërthimit, vitrina e dyqanit u shkatërrua plotësisht.
Lajme të Sugjeruara
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve