Hidhet shorti Futsal Champions League, Tirana njeh kundërshtarët
Është hedhur këtë të enjte në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës shorti i fazës para-eliminator të Futsal Champions League 2024/25, ku do të marrë pjesë edhe kampionia në fuqi e Shqipërisë, Tirana Futsal.
Në këtë fazë do të marrin pjesë 32 skuadra europiane të ndara në 8 grupe me katër ekipe secila. Tirana Futsal është shortuar në Grupin C së bashku me Akaa Futsal (Finlandë), TSV Weilimdorf (Gjermani) dhe Ísbjörninn (Islandë).
Ndeshjet e turit para-eliminator do të luhen në datat 20-25 gusht dhe në turin tjetër kualifikohen 8 skuadrat e renditura në vendet e para. Ndërkaq, kalendari me ndeshjet dhe datat e sakta do të përcaktohen në ditët në vazhdim nga UEFA.
UEFA ka vendosur t’ia besojë sërish Federatës Shqiptare të Futbollit pritjen dhe organizimin e ndeshjeve të Grupit C, ku bën pjesë edhe Tirana Futsal.
Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën
Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
“Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën