Hiqet termi “diversitet gjinor”, reagon Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka “falënderuar pozitën, opozitën dhe mediat për qëndrimin në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore”, pas vendimit për të ndryshuar projektligjin e shumëdebatuar duke hequr konceptin “gjithëpërfshirëse” për gjininë duke njohur vetëm burrë e grua.
Partia Socialiste ka depozituar 22 amendamente ku hiqen termat “gjithëpërfshirës” dhe “diversitet gjinor”, duke i zëvendësuar me formulime të qarta në vetëm dy gjini.
Në një deklaratë zyrtare, Këshilli thekson se ky vendim reflekton respektin ndaj vlerave natyrore dhe parimeve themelore të shoqërisë shqiptare, si dhe ndjeshmërinë ndaj traditës kulturore dhe fetare të vendit.
“Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë vlerëson dialogun, bashkëpunimin dhe maturinë e treguar gjatë këtij procesi, duke e konsideruar një shembull pozitiv të përgjegjësisë institucionale dhe kujdesit për të mirën e përbashkët”, thuhet në deklaratë.
Deklarata përfundon duke rikujtuar angazhimin e Këshillit për të kontribuar në çdo nismë që lidhet me mbrojtjen e vlerave njerëzore, shoqërore dhe morale, si dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Projektligji është depozituar në Kuvend dhe tashmë, bashkë me ndryshimet e socialistëve, do të diskutohet në komisione parlamentare. Votimi i tij në seancë plenare është parashikuar për më 30 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Tre persona humbën jetën në festën për kualifikimin e Meksikës në Kupën e Botës
Chris Brown humb betejën në gjykatë, detyrohet t’i paguajë ish-punonjëses 13 milionë dollarë
Aksident tragjik me 1 të vdekur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a