Historia e Ballkanit në fotografi, hapet në Korçë ekspozita e vëllezërve Manaki

23 Prill 2025 | 18:12

Në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës u çel ekspozita e veçantë kushtuar vëllezërve Janaki dhe Milton Manaki, figurave ikonë të fotografisë dhe kinematografisë në Ballkan. Ekspozita solli në vëmendje trashëgiminë e jashtëzakonshme të dy vëllezërve me origjinë vllehe, të cilët lindën në një fshat të Pindit dhe njihen si pionierët e parë të fotografisë profesionale në rajon.

Për kuratorin e ekspozitës, Catalin Constantin, rëndësia e vëllezërve Manaki qëndron në promovimin e kulturës multietnike të Ballkanit, si dhe në dokumentimin e ngjarjeve historike e përditshmërisë së njerëzve nga e gjithë zona në fillim të shekullit XX.

 “Vëllezërit Manaki janë të rëndësishëm për gjithë vendet ballkanike. Ata u lindën në një fshat vlleh, në një familje barinjsh, por hoqën dorë nga ky profesion dhe udhëtuan në gjithë Ballkanin qendror. Fotografuan portrete dhe ngjarje historike të rëndësishme të Perandorisë Osmane. Kanë fotografuar hebrenj, të krishterë e myslimanë. Blenë kamerën me numër 300 në botë, Kinora. Dokumentuan momente të rëndësishme historike, ndër to edhe filmin e parë në Perandorinë Osmane. Ata filmuan edhe gjyshen e tyre 140-vjeçare, që mendohet të jetë njeriu më jetëgjatë i filmuar ndonjëherë”,-tha kuratori Catalin Constantin.

Sipas dekantes së Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Korçës, Jonela Spaho, vëllezërit Manaki kanë lënë gjurmë edhe në historinë fotografike të krahinës së Korçës, veçanërisht në Voskopojë, të cilën ata e kanë përmendur shpesh si vendin e prejardhjes së tyre.

“Janë jo vetëm virtuoze në Artin e fotografimit por themelues në kinematografi. Jane quajtur Homeret e filmit ballkanik. Kanë një fotografi të Voskopojes të fshatrave të Korçës, kanë patur miqësi me figura të shquara të botës kulturore historike shqiptare. Kanë aluduar për prejardhjen e tyre shqiptare dhe për botën shqiptare. Janë të parët që sollën kameran në Ballka”,-u shpreh dekanja e Universitetit të Korçës, Jonela Spaho.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur mbi 40 fotografi të realizuara nga vëllezërit Manaki, të cilët shërbyen edhe si fotografë personalë të mbretërve në Rumani, Greqi dhe Turqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026