Historia e lavdishme e Bylisit që dëshmon zhvillimin dhe civilizimin e Ilirisë së hershme

16 Tetor 2021 | 19:58

Në qytetin antik të Bylisit vijojnë ekspeditat për të nxjerrë në dritë madhështinë e plotë të tij. Gazetarja Anisa Krraba sjell këtë material të zgjeruar që hedh dritë mbi çfarë qyteti ishte dikur.

Bylisi ka qenë një qytet që ka ekzistuar në antikitet, ishte një qytet shumë i fuqishëm, kishte një teatër shumë të madh, stadium, shëtitore dhe shumë kisha.

Qyteti që ka ekzistuar për 1 mijë vjet kishte një planimetri perfekte që na tregon se Bylisi ka pasur një histori të lavdishme dhe dëshmon për zhvillimin dhe civilizimin e Ilirisë së hershme.

Arkeologu i njohur, Neritan Ceka tregon se Bylisi ka pasur një teatër të madh me 7500 spektatorë ndërsa bashkia ishte vetëm një shtëpi e vogël.

“Ndoshta jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Ballkanin nuk ka pasur kaq shumë teator. Kemi katër teator në këtë territor, ku më i madhi zinte 7500 spektatorë. Spektatorët unë mendoj se dëgjonin ilirisht dhe jo greqisht siç mund të thotë ndonjëri”, shprehet arkeologu i njohur, Neritan Ceka.

Arkeologu Skënder Muçaj thotë se Bylisi mori një zhvillim të madh gjatë shekullit të V-VI dhe u bë një nga  qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë së sotme. Ai thotë se në Bylis ka gjurmë që tregojnë se ilirët kanë qenë të lidhur me peshkimin.

“Mund të arrijmë në përfundimin që pjesën e krishterimit dhe të gjithë ritin që zhvillon sot popullsia sllave e kanë marrë nga ky territori. Kemi gjetur dhe grep për peshkim dhe duhet ta heqim njëherë e mirë nga mentaliteti që populli shqiptar megjithëse kishte detin afër kishte frikë nga deti”, shprehet arkeologu Muçaj.

Vetëm 1 e 8 e parkut arkeologjik është gërmuar, duke nxjerrë në dritë, shumë ndërtime në qytetin e lashtë, por kjo nuk do të thotë që për arkeologët që i kanë kushtuar jetën të mos e parashikojnë çfarë fsheh dheu. Mes objekteve të çmuara që janë zbuluar është një mozaik 1400 metra katror.

Në Bylis janë ngritur dy ekspedita, njëra për cisternën, më e madhja e Ballkanit Antik. Ekspedita e Dyte e ngritur nga Akademia e Shkencave, konsiston në kryerjen e sondazheve të një tjetër pjese arkeologjike që ka nxjerrë në pah artefakt dhe objekte të reja.

Për arkeologët ky Park Arkeologjike, tepër i veçantë, i mbushur me objekte që kanë pasur funksione të ndryshme, shtëpi, mozaikë në objekte të ndryshme të kultit, do të mbetet i vetmi që jo vetëm flet për lashtësinë, por së gjithash për civilizim dhe zhvillim.

“Mesazhi i madh është se jemi një popull i qytetëruar prej mijëra vjetësh. Nuk është se jemi populli më i vjetër, ka popuj më të vjetër se sa ne por nuk kanë bërë ndonjë gjë të madhe, kështu u ka shkuar fati. Të imagjinosh që sot nuk kemi kaq teatro. Në 20 km katror të kesh katër teatro, më thoni një vend të botës? Ky është një mesazh i madh për të thënë që ky vend bëhet”, shprehet arkeologu Ceka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026