Historia e Mevlan Shanajt pas roleve të mëdha: Isha ndihmës mjek dhe ndërrova profesion, kur je 20 vjeç aq mend ke

15 Mars 2026 | 18:43

Regjizori, Mevlan Shanaj i ftuar në emisionin “Interview” me Mirela Milori në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga startimi i karrierës së tij dhe sesi devijoi nga mjekësia drejt shkollës për aktor. Ai theksoi se vendimin e mori në moshën 20-vjeçare teksa dha detaje lidhur sesi arriti të fitonte rolin e parë në kinema kur ishte student.

“Unë kam ardhur në art në moshën 20 vjeçare. Erdha në shkollën që në atë kohë quhej shkolla për aktor “Aleksandër Mojsiu”. Ishte katërvjeçare dhe ishte pranë Teatrit Popullor, Teatrit Kombëtar.

Pra në moshën 20 vjeçare ndërrova destinacion. Kisha mbaruar shkollën mjekësore, katër vjet politeknikum mjekësor këtu në Tiranë. Isha ndihmës mjek, ndërrova destinacionin. Më tha mendja do bëhem artist, kur je në atë moshë aq mend ke.

Hyra në këtë shkollë ajo ishte katërvjeçare. Lëviza nga teatri dhe shkoj në Institutin e Arteve, atje ku është sot universiteti. Në vitin e fundit isha që një rol të mirë dhe profesori ishte Naim Frashëri.

Kisha rol heroi, rol kryesor. Në atë kohë po kërkonte Viktor Gjika, ishin dhe fillimet dhe s’kishte shumë prodhime kinematografia. Ilia Tërpini që e kisha pasur mësues dikur në Patos në shtatëvjeçare dhe i thotë shiko këtë fotografinë e këtij artisti të ri dhe më thirrën për këtë film. Gjatë kohës që isha student, rastësi por edhe fat, mora rolin e parë në kinema”, tha ai.

Ndër të tjera, Shanaj foli lidhur me kiminë me Yllka Mujon. Ai theksoi se Mujon janë miq realë dhe artistikë. Ai u shpreh se ngjizjet krijoheshin nga regjizorët dhe sipas tij pavarësisht diferencës në moshë kjo ishte një ngjizje e pranueshme.

“Në historinë e kinemasë botërore dhe shqiptare janë regjisorët që i krijojnë ngjizjet. Viktor Gjika na ngjizi neve tek “I teti në bronz”. Alma, ajo një nxënëse, unë një student, keshim diferencë, por deri diku edhe e pranueshme që të krijohen ngjize.

Si duket shkoi mirë kjo marrëdhënie. Vazhdoi kjo miqësi, ishim bashkë përsëri te malet, por nuk ishim në këto marrëdhënie. Unë ju futa regjizurës edhe e lashë pak aktrimin e kinemasë. Kur po shkruhej “Lule të kuqe lule të zezë”, Natasha ishte skenaristja dhe i tha Yllkës: Kur kam shkruajtur atë rol të kam pasur parasysh ty.

Dhe u takuam atje. Mund të them se aty jemi që të dy në moshë tjetër, në moshë të pjekur. Jemi miq shumë të mirë. Miq jetë realë dhe miq artistikë”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se protestat në Tiranë nuk mund të analizohen si një fenomen homogjen, pasi sipas tij në tubime marrin pjesë...
22:28 | 22/06/2026

Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, deklaroi se vendi i saj vijon të mbështesë Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit, duke përfshirë forcimin...
22:20 | 22/06/2026

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026