“Historia e një krimi lufte Reçak”, Walker promovon librin e tij në Prishtinë

16 Janar 2025 | 18:42

“Historia e një krimi lufte Reçak”, autor i të cilës është ambasadori William Walker u  promovua në Prishtinë.

Me rastin e përvjetorit të masakrës së Reçakut, ai përmes këtij libri solli përjetimet e tij personale lidhur me masakrën që tronditi komunitetin ndërkombëtar dhe ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Interesimi për ta pasur këtë libër ishte i madh.

“Prej dje kemi ekspozuar një promovim të mbyllur ku ka pasur personalitete të ndryshme dhe që dje ka pasur një interesim të madh për librin gjë që shihet edhe nga masa e tubuar”, tha Latif Mustafa , zyrtar për komunikimin nga libraria “Dukagjini”.

Qytetarët dhe lexuesit që morën pjesë në promovim e shohin ambasadorin Walker si profet për shqiptarët.

“Kam ardhur edhe për ta blerë librin por edhe për ta parë nga afër ish-ambasadorin William Walker, i cili ka bërë kthesë shumë të madhe në ndërgjegjësimin e opinionit ndërkombëtarë për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi”, tha një qytetar.

Një tjetër qytetar shprehet mirënjohës ndaj Walker për atë çfarë ka bërë për Kosovën me anë të këtij libri.

“Vij për të respektuar ish-ambasadorin William Walker, për ta takuar dhe falenderuar për të gjithë atë që ka bërë për popullin e Kosovës. Librin tani e kam blerë dhe mendoj se është i qëlluar sepse i ka të gjitha ato që duhet të ketë një libër, prandaj do ta lexojmë deri në fund”, tha ai.

Libri është një përmbledhje e kujtimeve të William Walker mbi ngjarjet në Reçak dhe krimet e kryera nga forcat kriminale serbe. Sipas Walker, libri është një dëshmi historike mbi atë që ndodhi, duke e trajtuar nga perspektiva e një diplomati që pati rol të drejtpërdrejtë në ekspozimin e kësaj masakre të tmerrshme duke e konsideruar si një moment kyç që ndryshoi të ardhmen e vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë, policia nis hetimet

Një sasi tritoli është vendosur pranë një lokali në lagjen “Pavarësia” mëngjesin e kësaj të enjteje. Në zonën e njohur si pranë rrugës së “Cipajve”,...
08:25 | 02/07/2026

Qeveria ndryshon skemën e bonusit të pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Do të jepet në bazë mujore

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan mëngjesin e kësaj të enjteje një takim me pensionistët. Gjatë fjalës së saj,...
08:17 | 02/07/2026

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026