“Solo” i Alfred Lelës, gazetari sjell një botim ndryshe, prezanton librin me poezi
Gazetari dhe publicisti Alfred Lela mbrëmjen e së mërkurës bëri një prezantim të dytë të librit të tij të ri të titulluar “Solo”.
Libri me poezi mblodhi së bashku figura të artit, kulturës, medias por dhe të politikës ku i pranishëm ishte dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Ky libër shënon një dalje të re për Lelën, i cili e përshkruan këtë vepër si një reflektim të thellë dhe një komunikim me vetveten, larg qëllimeve për njohje letrare apo çmime.
“E vlerësoj, jeni miq të zgjedhur për një zejtari të zgjedhur siç është poezia sepse kshu është kthyer ajo, në një zej, njihet pak por mund të lëvrohet shumë por ky klubi dhe numri i vogël është tregues i cilësisë dhe në politikë duhen numra por në poezi jo domosdoshmërisht”, tha Alfred Lela autori i librit “Solo”.
Titulli “Solo” pasqyron thelbin e vetë veprës, duke simbolizuar vetminë e mendimit dhe kërkimin e një lidhjeje të humbur me fëmijën brenda vetes, të cilin Lela e paraqet në kopertinën e librit me një figurë të një fëmije në lisharëse.
Të pranishmit teksa lexuan poezi nga libri e përkruan Lelën si një poet të thellë dhe intelektual.
Libri është strukturuar në tre pjesë dhe është një dedikim për një person të rëndësishëm në jetën e tij, të cilin autori e përmend vetëm me inicialin “L”.
“Solo” sjell një këndvështrim unik nga një gazetar dhe publicist i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, duke zbuluar anën e tij më personale dhe poetike.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë
Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore
Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 2 punonjës policie
- 10:27 Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë
- 10:20 Mbërrin autoambulanca pranë Parlamentit, disa protestues pësojnë probleme shëndetësore
- 10:19 Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 2 punonjës policie
- 10:17 Spiropali hyn në Parlament: Nuk duhet të merremi me protestuesit, duhet të merremi me veten
- 10:07 PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 10:04 Tensione jashtë Kuvendit! Pas përdorimit të sprajit djegës, polici i vjen në ndihmë qytetarit