“Porta e poezisë elbasanase”, regjisorja Egla Ceno tregon risitë e këtij edicioni
Nën tingujt e violinës së maestro Zeqir Sulkuqi, në teatrin “Skampa” Elbasan u zhvillua edicioni i katërt i “Porta e Poezisë Elbasanase”.
Nën regjinë e Egla Cenos, dhe një skenografi sa magjike aq edhe domethënëse u prezantuan mbi 20 poezi vetem të poetëve të Qarkut Elbasan.
Intepretimi nga regjisoria Ceno shoqëruar me tinguj e violinës bënë që të gjithë poezitë të duartrokiteshin nga publiku.
Maestro Zeqir Sulkuqi tregoi për Euronews Albania pse është e veçantë për të kjo pjesmarrje.
“Për mua bën pjesë ne një eksperiencë shumë të bukur, që unë e kam provuar dhe herë tjetër por si këtë rradhë do të thosha që është një organizim apsolut. Elbasani ka poetë të mrekullueshëm dhe i ka pasur keto prej vitesh dhe sot ne do të bëjmë një prezantim të krijimtarisë së tyre me të bukur,” –u shpreh Sulkuqi.
Risitë e edicionit të katërt i tregon regjisorja, e cila thotë se kur fjala dhe tingulli bëhen bashkë çdo gjë është me e bukur.
“Kemi ardhur në edicionin e katër PEPE, “Porta E Poezisë Elbasan”, që merret eksluzivisht me poetët dhe poezitë që poetët e Elbasanit shkuajnë. Për mua është nder dhe fat i madh të ndaj skenën me maestro Zeqir Sulkuqin. Risia është që fjala dhe tingulli bëhen bashkë. 01:36 Kemi me tepër se 20 poetë të Elbasanit në këtë edicion dhe poezitë janë përzgjidhur nga Klubi i Krijuesve Elbasan me shumë kujdes,” –tha Ceno.
Sulkuqi, me intepretimin ne violinë por edhe gjatë shfaqjes vuri në dukje se poetët janë më afër paqes se askush tjetër.
LEXONI GJITHASHTU:
Erjon Llapushi dënohet me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut
Protestuesit tentojnë të rrëzojnë gardhin metalik para Parlamentit, ndërhyn FNSH, bëhet gati autoboti me ujë (VIDEO)
PD bojkoton seancën në Kuvend: Nuk vijmë për sa kohë nuk diskutohen kërkesat e protestuesve
- 12:18 Protestuesit sulmojnë me vezë dhe shishe makinën e Peleshit kur del nga Parlamenti, kthehet mbrapsht
- 12:09 Balla protestuesve: Pak ditë na ndajnë nga koha e dialogut me ju
- 12:01 Shtëpia e Bardhë jep “dritën jeshile” për praninë e përhershme të trupave amerikane në Poloni
- 11:56 Me zhvendosjen e protestuesve shtohen forcat e policisë, ndërhyn FNSH, çahet kordoni i sigurisë
- 11:51 Përplasjet në protestën para Parlamentit, reagon Rama
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga