‘Nga e enjtja në të enjte’, komedia premiera në teatrin ‘Skampa’ elektrizon publikun

8 Prill 2023 | 16:35

Në skenën e teatrit të Elbasanit është vënë në jetë komedia “Nga e enjtja në të enjte” e Aldo De Benedettit, me regji të Milto Kutelit.

Nën interpretimin e artistëve të njohur të teatrit, shfaqja mori duartrokitjen e publikut elbasanas.

“Sot ishte nata e dytë, e ndjen veten pak më të sigurt se natën e parë, se natën e parë premiera ka gjithmonë pasiguritë e veta, emocionet. Por, publiku është i mrekullueshëm këtu në Elbasan si gjithmonë dhe nuk na lë asnjëherë që të gabojmë në zgjedhjet që bëjmë dhe punën që bëjmë”, thotw aktorja Ilirda Bejleri.

“Unë e kam thënë dhe tjetër herë që kam një përvojë shumë të mirë me teatrin ‘Skampa’ dhe me publikun elbasanas. Edhe në rastin konkret impakti është shumë i mirë dhe sigurisht që aktori dhe gjithë trupa ndjehet shumë mirë kur vepra shkon te spektatori”, shprehet aktori Alfred  Trebicka.

“Dje ishte premiera na ka ndodhur që ikën dritat, gjysmës së Elbasanit i ikën dritat dhe reagimi i publikut ishte fantastik; e para nuk na lëshoi, kanë ndezur të gjithë dritat e celularëve për të na ndrçuar në skenë dhe kemi vazhduar shfaqen rreth 5-6 minuta pa drita. Erdhën dritat u duartrokit, na ngrohu shpirtin”, thotw aktorja Egla Ceno.

Për regjisorin Milto Kuteli kjo vepër është një kurë për shoqërinë shqiptare.

“Në sirtarin tim kjo vepër ka shumë vite që qëndronte, por unë e ndjeva që edhe në mjedisin social shqiptar po bëhej gjithnjë e më shumë prezent pikërisht ky problem, që shoqëria shqiptare, le ta themi hapur tashmë, ka filluar ta ndiejë, ta provojë dhe sigurisht duhet të ofrojmë edhe zgjidhjet e duhura”, shprehet regjisori Milto Kuteli.

Komedia ”Nga e enjtja në të enjte” do të shfaqet edhe në sallat e teatrit të qyteteve të tjera të vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit zhvendosen drejt komisariatit, automjeti i policisë nuk lejohet të kalojë (VIDEO)

Situata para Parlamentit është qetësuar pas përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policisë, ndërsa 18 persona janë shoqëruar në komisariatin nr.1 dhe nr.4. Një pjesë...
14:01 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

9 policë të dëmtuar nga protesta, shoqërohen 18 persona

Lidhur me protestën e zhvilluar para Parlamentit ditën e sotme, është bërë e mundur vënia në pranga e 18 personave të cilët shkaktuan incidente dhe...
13:45 | 02/07/2026