Historia e vajzës shkodrane që krijoji biznesin e saj tek tradita artizanale
Lola Lumi është një e re që vendosi të provojë të rrugën e sipërmarrjes pavarësisht se fillimi ishte tejet e vështirë .
Me shumë vështirësi dhe në kushtet e pamundësisë ekonomike, ajo vendosi të ndërmerrte nismë për krijimin e një biznesi të vogël artizanal, zanat të trashëguar nga nëna e saj.
“Unë jam rritur me punimin e dorës, pasi dihet që gjyshet tona kanë punuar vazhdimisht. Sigurisht edhe mami im dhe nga ato kam filluar ta marr si ide dhe e kam kompozuar me elementë moderne”, u shpreh ajo.
Me kalimin e kohës , ëndrra e saj filloi të merrte formë dhe rrjetet sociale e ndihmuan së tepërmi.
“Bizneset online vitet e fundit pas pandemisë kanë filluar të kenë një rritje të madhe. Kjo na dha një rritje të madhe, nëpërmjet instagramit”, tregon më tej Lumi.
Produktet ekologjike dhe kryesisht artizanale u pëlqyen shumë nga turistët dhe lindën nevojën që biznesi i saj të zgjerohej dhe të punësonte dhe gra të tjera në nevojë, në zonat e thella malore të cilat e kanë të vështirë integrimin.
Lola dëshiron që kontributin e saj ta japë në Shqipëri dhe ka zgjedhur të jetojë këtu. Shkodra ka një potencial të madh turistik që duhet të vihet në funksion nga të rinjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë