English

Historiani gjerman: Komunizmi në Shqipëri, i ngjashëm me stalinizmin në Bashkimin Sovjetik para ‘53

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

ilv

- Advertisement -

Historiani gjerman, Jorg Baberowski, në intervistën e gjatë për Ilva Now foli dhe për diktaturën komuniste në Shqipëri, e cila siç tha ishte një regjim shumë i ngjashëm me stalinizmin në Bashkimin Sovjetik para viteve 1953.

Për z. Baberowski, Enver Hoxha, Stalini dhe Mao Ce Duni ishin stalinistët e fundit që pushtuan.

I pyetur lidhur me sugjerimin që do të kishte ndaj studiuesve shqiptarë për mënyrën se si duhet të adresonin sistemin komunist dhe atë periudhë në kërkimet e tyre, historiani gjerman tha se këndvështrimi i krijuar tek njerëzit në kohën e komunizmi në mënyrën se si e shihnin botën është diçka që nuk mund të ndryshohet nga një ditë në tjetrën dhe kjo duhet të mbahet parasysh nga studiuesit.

“Unë them se duhet të mbajnë në mendje që njerëzit që kanë jetuar përgjatë atyre periudhave të diktaturës, zhvilluan një lloj këndvështrimi për të parë botën dhe ju nuk mund ta ndryshoni atë nga një ditë në tjetrën. Kjo nuk do të ndodhë, kështu që, kjo është ajo që historianët duhet të mbajnë në mendje. Komunizmi dhe diktatura që keni pasur është si pasojë e strukturës dhe eksperiencave të njerëzve dhe kjo do të zgjasë për një kohë të gjatë edhe nëse nuk ju pëlqen, nuk e ndryshoni dot”, tha studiuesi.

Z. Baberowski zbuloi se për të ishte shumë e vështirë të shihte regjistrimet personale të Stalinit në arkiva, ku diktatori urdhëronte personalisht që të torturoheshin njerëz, të vriteshin mijëra njerëz.

“Askush nuk e di me saktësi. Në korrik, në 1937-ën ai urdhëroi të vriteshin 680.000 njerëz dhe ata u vranë në një vit dhe deportimi i Gulagëve; më shumë se 2 milionë u deportuan në Siberi. Më shumë se 5 milionë njerëz vdiqën nga uria në 1932-1933. Askush nuk e di sa njerëz ka vrarë ai”, – tha historiani.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?