Homazhe dhe qirinj të ndezur në kujtim të Xhuanës në Lezhë, familjarët thyejnë heshtjen
Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur sërish mesditën e sotme pranë Obeliskut në qytet, për të ndezur qirinj në kujtim të saj dhe për të kërkuar drejtësi.
Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët shprehen se prej dy muajsh jetojnë me plagën e humbjes së Xhuanës, por edhe me ankthin dhe zhgënjimin për moszbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ata kërkojnë që drejtësia të vihet në vend dhe e vërteta të dalë sa më shpejt në dritë.
Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të 25-vjeçares, ndërsa ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotos së saj.
Kujtojmë se Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj, nga ish bashkeshorti Eraldo Fizi ndërsa më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vijon të mbetet ende e mbushur me pikëpyetje për familjarët e saj, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz
- 08:11 Çmimet e naftës u rritën pas kërcënimeve të Trump për të vendosur tarifa për anijet që kalojnë në Hormuz
- 08:07 SHBA-të zgjerojnë sanksionet kundër Kubës, duke synuar edhe sektorin e turizmit