Homazhet për Servet Pëllumbin, përlotet i biri: Lamtumirë profesor! Faleminderit për gjithçka na le

6 Maj 2026 | 12:44

Në ambientet e TKOB u mbajtën sot homazhe në nder të ish-kryetarit të Kuvendit dhe një prej politikanëve më të vjetër në PS Servet Pëllumbi.

Në një fjalë para të pranishmëve, i përlotur djali i tij, ish-deputeti Arben Pëllumbi u shpreh se është krenar për babanë që pati.

“Sot qëndroj para jush me një dhimbje të thellë në zemër për t’i dhënë lamtumirën njeriut më të shtrenjtë të jetës sonë. Është vështirë të gjesh fjalët kur humbet një baba, një shtyllë të jetës tënde, një mbështetje të heshtur, një figurë që të ka udhëhequr me shembull dhe dinjitet.

Babai ynë nuk ishte thjesht një prind, ai ishte një njeri me vlerë të rrallë, i drejtë, i qetë dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Ai na mësoi se jeta duhet jetuar me ndershmëri, përgjegjësi dhe mbi të gjitha me dashuri për familjen. Na mësoi të qëndrojmë të fortë dhe kur jeta bëhet e vështirë, të mos ulim kokën përballë padrejtësive dhe të ruajmë gjithmonë dinjitetin. Çdo kujtim me të është një pasuri e çmuar për mua dhe për ne. Fjalët e tij, këshillat, prania e tij e qetë – të gjitha këto do të na shoqërojnë përgjithmonë.

Sot dua të them me krenari që jam djali i tij, krenar për familjen që ai ndërtoi, për vlerat që na la dhe për dashurinë që na dhuroi pa kushte. Ai do të jetojë gjithmonë tek ne, në mënyrën si jetojmë, si sillemi dhe si do ta duam njëri-tjetrin.

Largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh, por gjithashtu ka lënë një dritë të fortë: shembullin e jetës së tij. Dhe kjo dritë do të vazhdojë të na udhëheqë.

Lamtumirë profesor, faleminderit për gjithçka na dhe. Do të jesh gjithmonë mes nesh. U prehsh në paqe,”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lundronin pranë pushuesve, gjobiten dy drejtues mjetesh ujore në Vlorë

Policia Kufitare e Vlorës ka gjobitur dy persona, ndërsa u ka bllokuar edhe mjetet e tyre ujore, pasi dyshohet se kanë lundruar pranë bregut duke...
12:50 | 11/07/2026

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në kërkim një 63-vjeçar dhe djalin e tij 29-vjeçar, ndërsa ka...
10:42 | 11/07/2026

Dhuna ndaj të miturës në Fier, gjykata jep masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara, ja për çfarë akuzohen

Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në ngjarjen e dhunës ndaj një minoreneje, pamjet e së...
10:13 | 11/07/2026