Hovenier: Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu

25 Shtator 2024 | 09:52

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet pa vonesa të zbatojnë obligimet e dala nga dialogu i Brukselit.

Ai në Samitin e Kosovës për Paqe dhe Demokraci, tha se mbështesin Kosovën në aspiratat e saja për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO, raporton KosovaPress.

Ambasadori amerikan theksoi se nevojën edhe respektimit të të drejtave të minoriteteve në Kosovë.

“Njohja reciproke mbetet synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, shkurt e shqip. Ne presim të dyja palët të veprojnë plotësisht në përputhje me të gjitha detyrimet e dala nga dialogu dhe presim që ato ta marrin seriozisht dialogun”, tha Hovenier.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit 2023, por BE-ja ka thënë se ato nuk kanë bërë hapa për ta zbatuar atë.

Hovenier tha se ajo që nevojitet tani është “serioziteti dhe qëllimi në këtë dialog”.

“Mund ta quani rifillim nga e para, mund ta quani ripërkushtim, mund ta quani qasje e re, mund ta quani qasje më energjetike. Ne kemi nevojë për të, dhe kemi nevojë që ta bëjnë të dyja palët”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion

Kosova ka regjistruar normën më të lartë të inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në rajonin e Ballkanit gjatë muajit qershor, sipas një përmbledhjeje të...
11:16 | 19/07/2026

Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra në komunën e Zubin Potokut, ku një person është arrestuar dhe një...
10:48 | 19/07/2026

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026