Hoxha: S’ka bllokim të negociatave, artikulli Rama–Vuçiç nuk është kundër BE

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
4 Maj 2026 | 11:25

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka raportuar këtë të hënë në Komisionin e Jashtëm në një seancë dëgjimore, ku ka folur gjerësisht për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet më të fundit në negociatat me Bashkimin Evropian.

Ministri hodhi poshtë pretendimet për bllokim apo veto nga shtetet anëtare të BE-së, duke deklaruar se procesi i anëtarësimit po vijon normalisht dhe nuk ka asnjë pengesë formale. Ai theksoi se Shqipëria po ecën mbi bazën e meritës dhe përmbushjes së reformave, ndërsa shtoi se rekomandimet e Komisionit Evropian në kuadër të raportit IBAR kanë qenë pozitive dhe mbështesin vijimin e procesit. Hoxha nënvizoi gjithashtu se synimi strategjik i vendit mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka bllokim, nuk ka pasur dhe nuk ka veto nga asnjë shtet anëtar për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, u deklarua qartë nga Hoxha, duke shtuar se kjo ecuri pozitive është konfirmuar edhe nga Delegacioni i BE-së në Tiranë.

Gjatë raportimit, Hoxha u ndal te progresi i Shqipërisë në procesin e negociatave, duke theksuar se vendi ka kaluar nga hapja e zero kapitujve në tetor 2024, në hapjen e të gjithë 33 kapitujve brenda nëntorit 2025. Sipas tij, ky është një ritëm që dëshmon si përgatitjen institucionale të Shqipërisë, ashtu edhe mbështetjen e institucioneve të BE-së për avancimin e vendit në procesin e integrimit.

Hoxha u ndal edhe te diskutimet mbi artikullin e kryeministrit Edi Rama me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke sqaruar se një nismë e tillë nuk është kundër Bashkimit Evropian, por pjesë e debatit dhe komunikimit politik në rajon. Sipas tij, Shqipëria vijon të mbetet e angazhuar në mënyrë të qartë në procesin e integrimit europian dhe në përputhje me linjën strategjike të BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu me...
19:51 | 25/07/2026