Hoxha takohet me ministrin Benjamin Haddad, Franca mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

26 Maj 2026 | 15:35

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës pas takimit të zhvilluar në Bruksel me Ministrin Francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.

Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se bisedimet u fokusuan te procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, situata në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal.

Sipas Hoxhës, Franca vijon të mbështesë rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe ka një rol kyç në fazat vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Shumë i kënaqur nga takimi i sotëm me Ministrin Francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad, me të cilin zhvilluam një diskutim thelbësor, veçanërisht mbi procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë 🇦🇱 dhe Francës 🇫🇷 nuk ka qenë kurrë më e pasur, më e fortë dhe më premtuese. Shpreha mirënjohjen time të thellë për qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Francës në mbështetje të një Evrope më të zgjeruar, më të bashkuar, më të fortë dhe gjithmonë në solidaritet dhe të aftë për t’iu përgjigjur sfidave të një bote gjithnjë e më të trazuar.

Gjithashtu përgëzova angazhimin personal të Ministrit në mbështetjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, veçanërisht gjatë fazave vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Përtej dialogut të përforcuar politik, partneriteti ynë dypalësh po materializohet përmes projekteve të prekshme me përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët tanë. Brenda kuadrit të një partneriteti në zgjerim të vazhdueshëm, ne po forcojmë në mënyrë aktive bashkëpunimin në fusha strategjike si inovacioni i përparuar, energjia e gjelbër, mbrojtja, arsimi, komunikimi strategjik dhe shkëmbimet kulturore.

Ne riafirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej këtë partneritet të veçantë dhe për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë”, shkruan Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026