Hoxha zbardh kasetën e “21 Janarit” që çoi në SPAK: Dëgjoje me veshët e tu kush e bëri vrasjen
Gazetari Artan Hoxha ka folur për Euronews Albania, në edicionin informativ me Thimi Samarxhiun, rreth çështjes hetimore të 21 Janarit dhe dëshmisë së tij në SPAK. Hoxha ka thënë se ka dorëzuar origjinalin në SPAK, edhe pse, sipas tij, me një farë meraku, duke qenë se shpesh materialet janë zhdukur ose humbur.
“Origjinalet nuk i kam dorëzuar për shkak të skepticizmit që kam unë, pasi kam konstatuar në jo pak raste që prova determinante janë harruar ose janë zhdukur diku dhe e kanë humbur vlerën. Meqenëse po aludohej në rastin konkret që kaseta të ishte jo origjinale, në fakt, mesa di unë, ajo nuk ka shkuar për ekspertim. Së pari, laboratori që kemi ne nuk eksperton kasetofonët e dikurshëm, do të thotë që nuk e kemi këtë teknologji, ndërsa inteligjenca artificiale ka hyrë në funksion vitet e fundit. Në rastin konkret ajo nuk është ekspertuar. Në momentin që unë mora dijeni se ajo e ka luajtur rolin e saj në çështje për të shkuar drejt zbardhjes së saj, ka një hetim të gjerë. Kaseta është hinka. Edhe këtë mundësi ia hoqa unë, dorëzova origjinalin. E kam verifikuar vetë. Vura në dijeni familjarët e Aleks Nikës dhe u thashë: ‘Ja, dëgjoje me veshët e tu se çfarë ka ndodhur’”, – tha Hoxha.
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 SHBA nis sulme ndaj Iranit, shpërthime në portet e Bandar Abbas dhe Shirik
- 22:26 Erdogan u dhuron liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara
- 22:26 Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 22:15 Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues
- 22:02 Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
- 21:59 “Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë