Zbardhet vrasja e 51-vjeçarit Valbon Beqiraj në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

25 Shtator 2025 | 12:33

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ku 51-vjeçari Valbon Beqiraj u vra me thikë brenda një banese.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, 24-vjeçarin Teilor Tivari ndërsa në banesë janë gjetur disa doza kokaine.

Tivari thuhet se ka pranuar autorësinë e krimit ndërsa mësohet se para se ta godiste me thikë Beqirajn ka pasur një debat të ashpër me të.

Njoftimi i policisë

“Rezulton se në banesën e 51-vjeçarit ka hyrë shtetasi T. T., 24 vjeç, banues në lagjen nr. 7, Durrës, me qëllim për të blerë lëndë narkotike.

“Gjatë komunikimit dhe qëndrimit, 24-vjeçari dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me 51-vjeçarin dhe gjatë konfliktit, shtetasi T. T. e ka goditur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u ndihmuar nga shtetasi Xh. D., 27 vjeç, i cili, me një mjet taksi, e ka dërguar fillimisht në banesën e tij”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të premte në eventin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ministrja Ibrahimaj prezantoi...
12:50 | 17/07/2026