Humb jetën i riu, bie nga kati i fundit i pallatit në Durrës
Një djalë i ri, dyshohet rreth 22 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i fundit i një pallati në lagjen 3 në Durrës.
Ai ka rënë në ballkonin e katit të katërt në pallatin ngjitur, ndërsa ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo djali është hedhur vetë.
Burime për gazetaren e Euronews Albania, Kloida Gjuzi bëjnë me dije se viktima me inicialet K.T., ka qenë në banesë me vëllain dhe disa shokë. Vëllai ka telefonuar për të informuar mbi rastin dhe bëhet me dije se janë shoqëruar në polici. Ambienti nuk ka kamera dhe pas dërgimit të trupit në morgun e Durrësit, do të jetë marrja në pyetje ajo që do të ndihmojë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe rrethanat.
Nëna e djalit ka qenë në vendngjarje, bën me dije Gjuzi, ndërsa sqaron se ka pasur dhe banorë të shumtë që janë mbledhur, përveç forcave të policisë, ambulancave dhe zjarrfikëses.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci