Humbësit në “British Grand Prix”

10 Korrik 2024 | 16:19

1-George Russell: Garazhi i Mercedes u nda në dy pjesë, ku njëra festonte suksesin e Hamilton ndërsa tjetra zhgënjimin e George Russell që u tërhoq nga gara për një defekt në sistemin e qarkullimit të ujit. Kjo ishte tërheqja e 2’të në 3 gara në Silverstone për britanikun.

2-Sergio Perez: Një tjetër fundjavë zhgënjyese për meksikanin që nuk u fut në sesionin e 3’të kualifikues për të 5’ën në 6 garat e fundit. Checo e mbylli garën i dubluar 2 herë nga Hamilton në vendin e 17’të duke mos marrë pikë në 3 nga 5 garat e fundit dhe duke mos u ngjitur në podium për të 7’ën garë.

3-McLaren: Jo shumë larg nga sot, vendet 3 dhe 4 do të ishin një festë e madhe për anglezët por këtë sezon ata i kanë rritur shumë pritshmëritë dhe në Silverstone gabuan vetë për ti realizuar ato. Vendimet e gabuara për gomat dhe koha e ndërrimit të tyre, shkatërruan garën e binomit Norris-Piastri.

4-Charles Leclerc: Piloti monegask pranoi se nuk kishte fjalë të shjegonte atë cka po ndodh me Ferrari’n. Pas fitores në Monaco, Leclerc ka marrë pikë vetëm në 1 nga 4 garat e fundit duke u renditur në vendin e 14’të në Silverstone.

5-Alpine: Seria me 4 gara në zonën e pikëve për Alpine u ndal në Silverstone. Pierre Gasly që u nis i fundit për shkak të ndërrimit të motorrit, u tërhoq në fund të xhiros së formatimit. Ndërsa Esteban Ocon u ankua për gabime në strategji që e çuan në vendin e 16’të, dy xhiro pas kryesuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024