Djali iu mbyt në lumë, flet babai që dhuroi organet: E bëra që zemra e tij të jetojë
Afro 10 ditë më parë një ngjarje tragjike u shënua në ujërat e lumit Araktos në Artë të Greqisë. Dy fëmijë të moshës 12 dhe 14 vjeç humbën jetën teksa laheshin në lum.
Përpos përpjekjes së një shtetasi shqiptar, i cili bëri të mundur nxjerrjen e dy trupave nga lumi, sërish ata nuk mbijetuan. Njëri nga viktimat, ishte Kleonis Fetollari. Babai tij, Bledari tregon momentet kur mori vesh lajmin e kobshëm.
“Në Greqi mora bashkëshorten e ika të punoja. Karta nuk kisha. Kisha karta provizore. Një ditë shkova te shihja një punë, kur u ktheva kisha lënë djalin në shtëpi e nuk e gjeta. Kishte marrë dy euro e kishte dalë të blinte diçka. Me marrin telefon me thonë ku e ke djalin, hajde se po te mbytet djali. Kur vajta nuk më lanë ta shihja. Djali ishte në koma 3 ditë, doktorët nuk dhanë shpresë. Bënë të pamundururën”, u shpreh Bledar Fetollari, babai i viktimës.
Vetë babai tregon se vendosi që trupi i të birit të varroset në atdhe. Familja mori vendim që organet e të birit të dhuroheshin me shpresën për ti dhënë jetë një fëmije në nevojë.
“I dhurova për arsye se djali nuk do jetonte më. Ngrita kokën lart e i thashë Zotit: Të jetojë zemra e djalit në një fëmijë tjetër. Ta ndiej që zemra është gjallë. Kjo gjë do bëhet i thashë, si fëmijë grek shqiptar italian. Mu prenë shpresat që nuk do ishte më”, tha babai.
Familja e viktimës, përpos dhimbjes për humbjen e djalit, tregon edhe gjendjen e rënduar ekonomike ku ndodhet, me shpresën se dikush do ta ndihmojë.
“Borxhe po, jam e pa shtëpi pa katandi. E kur e solla djalin këtu e sollën te shtëpia e vjehrrës, për ato halle vajta. Kërkoj ndihmë se skam ç’të bëj më, shpirti mu plagos, por më duhet një ndihmë. Nuk kam më fuqi”, shton babai i viktimës.
Shteti grek ka vendosur që prindërve të Kleonis Fetollarit ti japë pasaportat greke, një shenjë e vogël shpresë mes dhimbjes që ka kapluar famijen Fetollari.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta