Humbja e vulës së PD| Kikia: Basha dhe Alibeaj do të krijojnë parti të re në vjeshtë

20 Qershor 2024 | 21:31

Gazetari Mentor Kikia është shprehur se pas humbjes së vulës së PD, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj do të hapin një parti të re politike në shtator.

Komentet Kikia i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se vota opozitare në zgjedhjet e vitit 2025 do të jetë e përçarë në disa parti, gjë që sipas tij do e pamundësojë ardhjen në pushtet.

Ai shtoi se PS nga ana tjetër i ka thithur të gjitha partitë e vogla aleate, për të bërë të mundur përqëndimin e votave të majta vetëm te kjo forcë politike.

“Nëse shikon konfigurimin politik, shikon dy realitete. PS ka ndjekur një strategji për të thithur në mënyrë të vazhdueshme të gjithë aleatët, të gjithë partitë e vogla si PSV, PSD, partinë e Paskal Milos, etj. Pra ajo ka ndjekur një strategji për të thithur partitë e vogla e për të përqëndruar votën. Pra çdo votë që nuk është opozitare, sot hidhet dhe shkon te thesi i Ramës.

Nga ana tjetër, opozita përbëhet nga një komunitet prej të paktën 15 partishë politike dhe copëzimi i votës nuk është produktiv. Nuk prisja që PD të bashkohej, për shkak se gjatë këtyre dy viteve kanë rrjedhur shumë ujëra, janë formuluar shumë akuza personale dhe bashkëpunimi veçse politik është edhe njerëzor.

Me gjithë afrimin e disa deputetëve të Grupit të Bashës, mendoj se Basha dhe Alibeaj do të vijojnë me projektin e tyre dhe në vjeshtë do të kemi një parti tjetër, një parti të re, atë të Bashës. Është edhe ajo e Shehajt, janë të paktën 3 parti që kanë dalë nga PD. Formacioni opozitar është i përçarë dhe vota që ndahet është e paefektshme”, tha Kikia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026