Humbjet e PD-së për shkak të udhëheqjes së dështuar, thotë Berisha

28 Maj 2022 | 11:29

“Partia Demokratike kaloi nga disfata në disfatë për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve”.

Ishte kjo deklarata e Sali Berishës në nisje të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së këtë të shtunë.

Ai solli në vëmendje një shprehje të Ronald Reagan gjatë fjalës së tij

“Problemi është qeveria. Ne nuk jemi qeveri, ne jemi opozitë. Problemi është udhëheqja dhe nuk e kam fjalën për atë që kaloi, por e kam fjalën për ne që jemi këtu,” – tha Berisha.

Sipas kreut të PD-së udhëheqja e opozitës ka si sëmundje pazaret me qeverinë për interesa personale që shkelin interesat e anëtarëve, ku Berisha theksoi se shembulli më tragjik është vetë PD-ja në vitet e shkuara.

Ndërkohë sëmundja tjetër, sipas kryedemokratit është “të kënaqurit se ke një mandat, një karrige apo një post”.

“Opozita profesioniste është opozitë që nuk duhet të ekzistojë, ndaj dhe për të mos qenë opozitë profesioniste ka vetëm një antidot dhe një antidot qëndron në pyetjen e thjeshtë që duhet t’i shtrojmë vetes të gjithë çdo mëngjes: çfarë do bëj unë kundër këtij regjimi?” – tha Berisha në fjalën e tij, ndërsa e krahasoi Shqipërinë sot me regjimin e Bjellorusisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026