Hungaria dhe Republika Sërpska zhvillojnë stërvitje kundër terrorizmit

26 Shkurt 2025 | 12:40

Zyrtarë të Qendrës për Luftën kundër Terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Hungarisë dhe pjesëtarë të Njësisë Speciale kundër Terrorizmit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska po zhvillojnë një stërvitje dhe trajnim të përbashkët në Bosnje-Hercegovinë.

Ushtrimet po mbahen në Qendrën e Trajnimit pranë Banjallukës, me fokus avancimin e aftësive të sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit. Ky bashkëpunim u formalizua përmes një memorandumi mirëkuptimi të nënshkruar nga drejtuesit e dy institucioneve policore, Sinisha Kostresheviq dhe Janosh Hajdu, duke synuar shkëmbimin e informacionit dhe trajnime të përbashkëta.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, deklaroi se në Bosnjë dhe Hercegovinë kanë mbërritur 300 forca speciale hungareze për të marrë pjesë në këto stërvitje, të cilat do të vijojnë edhe në ditët në vijim në disa lokacione të Republikës Sërpska.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA

Partia Demokratike ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare të orës 15:00, ku pritet të votohet marrëveshja e huasë prej...
14:15 | 27/07/2026

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026