Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

21 Korrik 2025 | 17:53

Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviç Handanoviç ka zhvilluar një takim më 21 korrik me zëvendësministrin rus të Energjisë, Pavel Sorokin, dhe ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Peter Szijjarto, për të diskutuar rreth realizimit të projektit për ndërtimin e një naftësjellësi ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë.

Pas takimit, Gjedoviq Handanoviç deklaroi se ekziston mbështetje nga qeveritë e Serbisë, Hungarisë dhe Rusisë për këtë projekt, i cili, sipas saj, do t’i mundësonte Serbisë një burim shtesë për furnizim me naftë të papërpunuar gjatë dekadave të ardhshme, bëri të ditur Ministria serbe e Minierave dhe Energjisë, shkruan REL.

“Ndërtimi i këtij naftësjellësi do t’i japë Serbisë mundësinë të sigurojë furnizim me naftë të papërpunuar përmes Hungarisë, duke forcuar më tej sigurinë energjetike të vendit. Diversifikimi i burimeve të furnizimit është i rëndësishëm për të qenë më të sigurt dhe më pak të varur nga një burim i vetëm, veçanërisht në kontekstin gjithnjë e më të paqëndrueshëm gjeopolitik”, tha ajo.

Ajo shtoi se përmes këtij naftësjellësi, Serbia do të lidhej për herë të parë me një nga naftësjellësit më të mëdhenj në Evropë dhe do të siguronte një burim alternativ furnizimi.

Ndërkaq, sipas Szijjartos, naftësjellësi midis dy vendeve mund të ketë një kapacitet vjetor transporti deri në pesë milionë tonë.

“Nevojitet ndërtimi i një naftësjellësi të ri 180 kilometra të gjatë në territorin e Hungarisë dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, ky naftësjellës i ri mund të hyjë në funksion deri në vitin 2027”, tha shefi i diplomacisë hungareze.

Serbia dhe Hungaria kishin rënë dakord për ndërtimin e këtij naftësjellësi në tetor të vitit 2022, i cili do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me naftë më të lirë nga Urali përmes lidhjes me naftësjellësin rus Druzhba (“Miqësia”).

Autoritetet në Beograd morën këtë vendim pasi Kroacia ndaloi transportin e naftës ruse në fund të vitit 2022, në përputhje me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026