Hungaria humb “shansin” e parë për të paguar gjobën 200 milionë euroshe nga GJED

2 Shtator 2024 | 15:49

Hungaria ka humbur afatin e parë për të paguar gjobën prej 200 milionë eurosh të vendosur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED).

Kjo ka bërë që Brukseli të dërgojë një kërkesë të dytë për pagesë, duke krijuar terren për një përplasje të afërt kokë më kokë.

Afati i ri për shlyerjen kësaj pagese është 17 shtatori.

Mësohet se Hungaria kishte akses të kufizuar në procedurat e azilit për ata që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare, duke e bërë “praktikisht të pamundur” paraqitjen e kërkesave.

Autoritetet hungareze u ndëshkuan për mbajtjen e paligjshme të azilkërkuesve në të ashtuquajturat “zona tranziti” në kushte të ngjashme me paraburgimin dhe shkeljen e të drejtës së tyre për t’u ankuar.

Nëse Budapesti nuk e paguan shumën e përgjithshme deri atëherë, Komisioni Evropian do të jetë i detyruar të nisë të ashtuquajturën “procedurë kompensimi” dhe do të zbresë 200 milionë euro nga pjesa e ndarë e buxhetit të Hungarisë në BE. 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)

Një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë pas të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Laçit/ Viktima është identifikuar si Ilir...
23:10 | 09/07/2026

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

Juristi, Ylli Manjani këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhja e 21-të të Komitetit Parlamentar...
22:17 | 09/07/2026

“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)

Një moment i veçantë është shënuar në ditën e 40-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, kur një panda-maskot mbërriti në Bulevardin “Dëshmorët...
21:59 | 09/07/2026