Hungaria kërcënim për unitetin në BE, Gjykata Evropiane e gjobit me 200 milionë euro

13 Qershor 2024 | 11:21

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka gjobitur Hungarinë me 200 milionë euro për shkelje të rënda të ligjit të BE-së për azilin. Gjykata vendosi se Hungaria ka kufizuar në mënyrë sistematike procedurat e azilit për personat që kërkonin mbrojtje ndërkombëtare, duke ndaluar aplikantët në zonat e tranzitit dhe duke i dëbuar ata pa u lejuar të qëndrojnë në vend.

Hungaria duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej 1 milion euro për çdo ditë vonese në zbatimin e vendimit. Paratë do të zbriten nga pjesa e saj në buxhetin e BE-së, i cili është aktualisht i ngrirë për shkak të problemeve të ngjashme ligjore.

Gjykata kritikoi Hungarinë për shpërfillje të vazhdueshme të vendimeve të mëparshme dhe për shmangien e qëllimshme të zbatimit të legjislacionit të BE-së. Kjo sjellje konsiderohet si një kërcënim serioz për unitetin e ligjit të BE-së dhe për interesat e azilkërkuesve.

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka një qëndrim të ashpër ndaj migracionit që nga ardhja në pushtet, duke shkaktuar tensione të vazhdueshme me Brukselin. Muajin e kaluar, Hungaria votoi kundër Paktit të Ri për Migracionin dhe Azilin, duke thelluar edhe më tej mosmarrëveshjet me BE-në.

LEXO GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026