NATO ultimatum Hungarisë, Stoltenberg kokë më kokë me Orban

12 Qershor 2024 | 08:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg viziton sot  kryeqytetin hungarez për të takuar kryeministrin e vendit Viktor Orban, një vizitë të cilën mediat po e vlerësojnë si “të befasishme”.

“Është pjesë e punës sime si sekretar i përgjithshëm të takojë liderët e vendeve të NATO-s për t’u siguruar që kemi një marrëveshje”, shpjegoi Stoltenberg në Riga në një konferencë shtypi/

“Unë pres që të gjithë aleatët të japin OK për të forcuar koordinimin e ndihmës në Kiev dhe të miratojnë mbështetjen financiare”, përfundoi Stoltenberg.

Liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp thuhet në njoftimin për shtyp nga aleanca.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në kryeqytetin e Letonisë, Stoltenberg vlerësoi vendin baltik për “udhëheqjen me shembull” duke ndarë 2% të BPV-së për portofolin e tij të mbrojtjes – që pritet të rritet në 3% deri në vitin 2027 – dhe përpjekjet e tij ushtarake në mbështetje të ushtarëve ukrainas.

Letonia gjithashtu ofron mbështetje të fuqishme ushtarake për Ukrainën, shtoi Stoltenberg.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore

Giorgia Meloni e përshkroi humbjen e ngushtë në dhomën e deputetëve si një “mundësi të humbur për italianët”. Qeveria e koalicionit italiane e drejtuar nga...
17:11 | 15/07/2026

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026