“Hyra në autobusin e zhytur në lumë dhe nxora shoferin”, flet shqiptari në Torino

27 Mars 2025 | 20:29

Shqiptari Vilhem Teli foli në një lidhje live për Euronews Albania pasi ai u bë protagonist në incidentin e së mërkurës, kur një autobus përfundoi në lumë në qytetin italian të Torinos.

Vilhem Teli, instruktor kanotazhi, tregoi detaje nga ngjarja e rëndë në Torino, ku tha se ai ishte në zyrë me kolegët e tij. Ai tha se menjëherë, me një motoskaf, për një minutë e gjysmë iu afruan autobusit që ishte në lumë dhe ai hyri brenda për të shpëtuar këdo që mund të ishte brenda.

“Një nga kolegët e mi më tha se po binte një autobus në lumë dhe dolëm menjëherë jashtë. Ishte ora 17:30 dhe për një minutë e gjysmë arritëm me motoskaf. Përpara se autobusi të binte në lumë, ai përplasi tre gra kalimtare, por fatmirësisht janë pa rrezik dhe kanë shpëtuar. Nuk dihet se çfarë problemi kishte shoferi, por njerëzit filluan t’i tërheqin vëmendjen, por ai nuk reagoi dhe filloi të ecë mbrapsht, deri sa u përmbys dhe ra në lumë”, thotë shqiptari.

Shqiptari tregon momentet kur e nxori shoferin nga autobusi, i cili ishte pa ndjenja, ndërsa fatmirësisht thotë se nuk kishte persona të tjerë, pasi fëmijët që kishin udhëtuar kishin zbritur pak para ngjarjes në një muze.

“Unë isha në motoskafin e dytë që mbërrita aty dhe gjëja e parë që bëra ishte të shihja nëse kishte njerëz brenda për t’i ndihmuar, por nuk shikohej asgjë, sepse dukej errësirë dhe nuk dallohej gjë brenda. I thashë shokut tjetër që të mos humbim kohë dhe hyra përmes pjesës së xhamit të thyer. Kur hyra brenda, situata ishte pak e vështirë sepse ishte uji i ftohtë, bojë kafe dhe nuk dukej asgjë. Po binin çantat që disa fëmijë i kishin lënë pasi kishin zbritur te muzeu. Ata ishin fëmijë të moshave 12 vjeç që, për fatin e mirë, kishin zbritur në muze dhe në autobus ishte vetëm shoferi. Unë hyra për të shpëtuar shoferin në autobus, sepse nuk po gjendej, duhej dikush të futej brenda. Hyra brenda dhe e kërkova. E gjeta pranë vendit të tij, ishte me fytyrën të përmbysur dhe nuk reagonte. E nxorra nga uji, shkova deri në fund të autobusit me të në krah dhe e nxorëm jashtë. Pasi e nxorëm, filluam t’i japim ndihmën e parë për ta rikthyer në jetë. Ai bëri disa lëvizje, por nuk e di nëse ishin spazma të muskujve. E çuam në tokë dhe erdhi ambulanca që bëri përpjekje për ta kthyer në jetë, por pas 40 minutash na thanë se nuk ja doli dot”, thotë Vilhem Teli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026