“Hyrja e Këlliçit me autobus”, Zekthi: Gaboi me premtimin për transport falas
Analisti Fitim Zekthi ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania për të komentuar fillimin zyrtar të fushatës elektorale. Ai tha se fushata me pemë e Partisë Socialiste ofron më shumë spektakël se fushata e “Bashkë fitojmë” në Air Albania.
Gjithashtu ai komentoi edhe hyrjen e Belind Këlliçit në stadiumin e Air Albania me autobus, si edhe premtimin e tij për transort falas. Sipas tij ky premtim është populist dhe nuk duhet të realizohet.
“Gjëja e parë që dua të them është se kam vlerësim për zotin Këlliçi, por propozimi për autobusë falas për mua është një propozim populist, i cili është i realizueshëm por nuk duhet të realizohet.
Sepse ne nuk mund të hyjmë e ta shndërrojmë qeverisjen në një etintet që ofron gjëra falas. Nuk është këtu puna, të bëjmë gjëra që na japin vota dhe popullaritet te njerëzit. Duhet të bëjmë gjëra që janë serioze, të realizueshme dhe e synojnë vërtetë të mirën e njerëzve”,-tha Fitim Zekthi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis zyrtarisht fushata e “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi vjen me autobus në stadium
- Rama ironizon opozitën: S’merren drutë me qen kur ka alamet gomerësh si ne
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë