“Hysa”| Gruaja mposht Shqipërinë në Strasburg, GJEDNJ: Paraburgimi, i pajustifikuar

18 Janar 2024 | 19:41

Një grua që u mbajt padrejtësisht në paraburgim ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar në Strasburg. Tashmë shteti shqiptar duhet t’i paguajë kësaj shtetaseje dëmshpërblim.

Bëhet fjalë për çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, ku një shtetase shqiptare, Afërdita Hysa, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj.

Ajo e kishte apeluar më herët masën ndaj saj në gjykatat vendase, me pretendimin se paraburgimi nuk ishte masë proporcionale dhe e justifikuar.

Hysa e bazonte mungesën e justifikimit për masën e paraburgimit në faktin se ajo ishte vetë-dorëzuar pranë policisë dhe rreziku i arratisjes së saj nuk ekzistonte, pasi ishte e martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël.

Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë ankueses dhe del në përfundimin se është shkelur neni 5 pika 3 i konventës europiane për të drejtat e njeriut (nen që lidhet me lirinë dhe sigurinë), pasi gjykatat vendase nuk kanë dhënë arsyet e duhura dhe të mjaftueshme për periudhën e parë të burgimit të kërkueses.

Vetëm rëndësia e veprës penale sipas GJEDNJ, nuk mjafton për të sjellë paraburgimin. GJEDNJ argumenton se burgimi kërkon dyshim të arsyeshëm dhe se rreziku i mundshëm i arratisjes nuk ishte adresuar siç duhej nga gjykatat shqiptare.

Ky vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë se si gjykata vendase kanë tejkaluar kriteret ligjore dhe kanë shkelur Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, me disa vendime të tyre për masat e paraburgimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026