I akuzuar për tendera korruptivë, Lefter Alla ankimon vendimin në Apel

11 Prill 2023 | 11:08

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kundërshton vendimin e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar.

Kjo e fundit caktoi ndaj tij masën e sigurimit “arrest me burg” për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Mbrojtja e Allës pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.

Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Saida Dollani, do të vendosë nëse do e pranojë kërkesën e të pandehurit apo jo. Ndërkohë, seanca pas shortimit të gjyqtares është caktuar të mbahet këtë të premte në orën 09:30, pranë Apelit të Posaçëm.

Lefter Alla u arrestua në mesin e muajit të kaluar bashkë me 12 persona të tjerë, dy prej të cilëve u lanë në arrest shtëpie, zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës apo përfaqësues të biznesit që përfituan tenderin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026