I akuzuar për vrasje, Bledar Selmanaj çan murin dhe tenton të arratiset nga burgu
Bledar Selmanaj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.
Ngjarja është zbuluar në mëngjesin e kësaj të enjteje gjatë ndërrimit të turneve të shërbimeve të sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, Selmanaj kishte arritur të çante murin e qelisë dhe të dilte jashtë saj, por është kapur menjëherë në tarracën e burgut nga forcat e sigurisë. Ende nuk dihet me çfarë mjeti ai ka arritur të dëmtojë murin.
Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për të, ndërkohë që ai është në pritje të vendimit përfundimtar të gjykatës.
Selmanaj ndodhej në godinën e veçimit të burgut prej një jave.
Ai është arrestuar më 25 gusht 2021 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vetëm katër ditë pas ekzekutimit të Xhuljano Bullarit në fshatin Babicë të Vlorës. Trupi i 25-vjeçarit u gjet atëherë në një automjet tip “Fiat Punto”, i qëlluar me tre plumba.
Sipas hetimeve, konflikti mes Selmanajt dhe viktimës lidhej me prishjen e pazareve të drogës. Të dy njiheshin që nga burgu dhe kishin vijuar aktivitetet edhe jashtë tij. Ditën e vrasjes, ata ishin nisur nga Tirana drejt Vlorës për çështje trafiku, ndërsa përplasja ka nisur për një pagesë për një ngarkese droge e cila është paguar me para të falsifikuara.
Megjithatë, Selmanaj nuk e ka pranuar autorësinë e krimit.

LEXONI GJITHASHTU:
Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta
- 19:12 Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE
- 18:46 Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj. Evropa fillon në shtëpi
- 18:44 Gazetarët e New York Times thirren për të dëshmuar për raportimin e tyre për Air Force One
- 18:34 E rëndë në Kolonjë, ndërron jetë një 36-vjeçar. E zuri poshtë një trup druri teksa e ngarkonte
- 18:34 Kanye West pritet nga Edi Rama, kryeministri ndan pamjet