Tentoi të arratisej, Drejtoria e Burgjeve tregon si doli nga qelia Bledar Selmanaj
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me tentativën për arratisje të të paraburgosurit Bledar Selmanaj, duke sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Në njoftimin zyrtar thuhet se, “më datë 24.09.2025, rreth orës 03:48, i paraburgosuri ka tentuar të arratiset përmes një vrime të hapur në mur me mjete rrethanore. Ai ka dalë jashtë qelisë dhe është ngjitur në tarracë përmes një tubi metalik, duke u fshehur pa kaluar asnjë nga perimetrat e sigurisë. Forcat e sigurisë janë vënë menjëherë në lëvizje dhe, pas kontrollit të territorit, është bërë lokalizimi dhe ndalimi i tij”.
“Gjatë ndalimit, i paraburgosuri ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Aktualisht, ai është i akomoduar në dhomat e veçimit, deri në përfundimin e veprimeve hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Prej marsit 2024 qëndronte në IEVP Fier”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Drejtoria e Burgjeve njofton se ky shtetas ka tentuar edhe dy herë të tjera të arratiset nga institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përmes veprimeve aktive.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve siguron dhe garanton një nivel të lartë sigurie dhe mbarëvajtje të qetë në sistemin e burgjeve”, theksohet në deklaratë.
Bledar Selmanaj është arrestuar më 25 gusht 2021, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, vetëm katër ditë pas ekzekutimit të Xhuljano Bullarit në fshatin Babicë të Vlorës. Trupi i 25-vjeçarit u gjet atëherë në një automjet tip “Fiat Punto”, i qëlluar me tre plumba.
LEXONI GJITHASHTU:
42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para
- 20:16 42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë
- 20:15 U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)
- 20:02 Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para
- 19:52 Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike (PAMJE)
- 19:23 Araghchi takim me ministrin e jashtëm të Omanit, në fokus Ngushtica e Hormuzit dhe zgjidhja e tensioneve me SHBA
- 19:13 Kolonja, destinacioni i të huajve, ushqimi dhe natyra ‘magnet’ për ta