“U dhunua dhe u godit me thikë”, çfarë thotë policia për vdekjen e Valbon Beqirajt
Policia e Durrësit ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku një 51-vjeçar i identifikuar si Valbon Beqiraj u gjet pa shenja jete, me plagë thike, në një banesë në lagjen nr. 12 të këtij qyteti.
Në njoftimin e Policisë thuhet se më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, është marrë një njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiraj, alias M. B., rreth 51 vjeç.
“Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në njoftimin e saj, policia thotë se vijon veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e ngjarjes, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, ndërsa për zhvillime të reja do të ketë njoftime të tjera në lidhje me këtë ngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRI/ Detaje të reja nga vrasja në Durrës, nipi zbuloi viktimën
- Vrasje në Durrës/ Viktima u qëllua me thikë, në kërkim autori
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 17:17 SHBA: Shkatërruam kullën e mbikëqyrjes së IRGC, e përdorte për të ndjekur anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 17:10 Stoli i Italisë, Pep Guardiola del nga gara: Dua të kaloj më shumë kohë me familjen time
- 16:54 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 16:49 Pushimi mes dy pjesëve të finales së Kupës së Botës do të zgjasë më shumë se 15 minuta, shkak performancat
- 16:42 SHBA dhe zyrtarët sirianë hedhin poshtë pretendimet e Iranit për sulm ndaj bazës amerikane në Siri
- 16:37 Mijëra bileta ende në dispozicion për ndeshjen Angli-Francë, disa bileta të pa shitura edhe për finalen e Kupës së Botës