I apasionuari pas gjuetisë: Gjahtarët vrasës dallojnë nga ne gjuetarët e moralshëm
Armando Doda, gjuetari i intervistuar këtë javë në “Real People” në Euronews Albania shprehet se gjuetia nuk është një aktivitet vrastar, pasi sipas tij, drejtohet nga rregulla, norma e parime.
Ai, i cili së bashku me 2 zagarët e tij Monuni dhe Iago, dalin në kërkim të shpendit të Shapkës, kërkon të sqarojë atë që shpesh nuk ndahet nga njerëzit.
Sipas tij, ka gjuetarë të moralshëm dhe gjuetarë “grabitqarë”, të cilët Armando i cilëson si gjahtarë, qëllimi i të cilëve është vetëm të vrasin gjahun.
Sipas tij, kush nuk respekton kodin e gjuetarit, nuk mund të quhet i tillë.
“Ata kanë lindur për të qenë të lirë, prandaj quhen qenë gjuhetie apo zagarë. Vetëm në shqip e kanë termin zagar. Sepse zagari të ri nga pas. Gjahtar është një term për ata që kanë qëllim kryesor të vrasin gjahun. Ndërsa gjuetar është një emër fisnik, sepse gjuetua është pasion, kulturë, trashëgimi kulturore dhe nuk është aktivitet vrastar.
Gjuetia është një aktivitet që përligjet nga normat, rregullat, ligjet dhe në këtë moment ne bëjmë vetëm marrjen dhe kapjen e asaj sasie gjahu që është numëruar më parë, është bërë inventarizimi i faunës dhe është e lejuar për t’u gjuajtur kundrejt rregullave që janë të miratuara edhe nga strukturat dhe institucionet shtetërore. Ka edhe gjuetarë që kanë parime.
Gjuetari ka një kod që e respekton, ndërsa ata që nuk e respektojnë nuk quhen gjuetar. Gjuetia është diçka etike, i japim mundësi që kafsha të mbrohet, pra vihemi në kushte të barabarta me kafshën. Nga pikëpamja etike. Pastaj nga pikëpamja e ligjeve dhe rregullave, kjo është e përligjur”, tha Doda.
LEXONI GJITHASHTU:
E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 18:28 284 milionë euro, dënohet me vdekje zyrtari kinez
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar