Plagos me armë kushëririn gjatë gjuetisë, arrestohet 38-vjeçari

26 Tetor 2023 | 12:00

Një 38-vjeçar është arrestuar nga shërbimet e policisë në Përmet, pasi plagosi aksidentalisht, me armë gjahu, kushëririn e tij, ndërkohë që po kryenin gjueti të kundërligjshme, në fshatin Munushtir i Vjetër.

Policia ka ndaluar 38-vjeçarin, ndërkohë që është sekuestruar dhe arma e gjahut me të cilën u krye plagosja.

Mbi 38 vjeçarin rëndojnë veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Urgjencën e spitalit të Përmetit, kishte shkuar i plagosur shtetasi G. B., 37 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet rezultoi se 37-vjeçari ishte plagosur aksidentalisht, me armë gjahu, nga kushëriri i tij, shtetasi G. B., në fshatin Munushtir i Vjetër, teksa kryenin gjueti të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua shtetasi G. B., 38 vjeç, banues në fshatin Munushtir”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026