I armatosur me pistoletë në makinë, arrestohet i shpalluri në kërkim në Vlorë
Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës.
I riu u ndalua i armatosur, teksa po udhëtonte me makinë në fshatin Kotë me një mikun e tij. Në pranga u vendos dhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.
Policia bën me dije se u sekuestruan gjithashtu arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 31-vjeçari.
“Në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, në fshatin Kot, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin J. Z. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. Z. iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi J. Z. ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë