I arrestuar për atentatin në Shkodër, zbulohet vendimi gjykatës që liroi Ragip Gilën

8 Shtator 2025 | 12:50

Euronews Albania ka siguruar vendimin e gjykatës që çoi në lirimin nga burgu të Ragip Gilës, personit të dyshuar si autor i atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur, ndodhur mëngjesin e së hënës në Shkodër.

Sipas vendimit gjyqësor të marrë nga gjyqtari Albert Keraj, Gila është dënuar më herët për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, me 5 vite burgim.

Në bazë të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon gjykimin e shkurtuar, dënimi i tij u ul me një të tretën, duke u konvertuar në 3 vjet e 4 muaj burgim.

Megjithatë, në pikën 3 të vendimit, gjykata ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burg dhe ka vendosur që Ragip Gila të vihet në provë për një periudhë 5-vjeçare, me kushtin që të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë se Ragip Gila ishte arrestuar më 6 dhjetor të 2023, pasi në banesën e tij policia zbuloi një arsenal armësh, municion luftarak, jelekë antiplumb dhe lëndë narkotike.

Ai u procedua për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (parashikon 5 deri në 15 vjet burg),

Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit  ( parashikon 5 deri në 15 vjet burg),

Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive

Tani, Gila është nën hetim si i dyshuar kryesor për atentatin e ndodhur në Shkodër, ku u ekzekutuan Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026