“I bëra të qartë qëndrimin tonë”- Xhaçka zbardh bisedën me Dendias në Bruksel

23 Maj 2023 | 09:47

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zbuluar detaje nga takimi që pati ditën e djeshme në Bruksel me ministrin e Jashtëm grek, Niko Dendias.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social facebook, Xhaçka bën me dije se në fokus të bisedës me ministrin e Jashtëm grek ishte edhe çështja e arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Xhaçka sqaron se i komunikoi Dendias qëndrimin e qartë të Tiranës zyrtare: se çështja Beleri nuk ka të bëjë me të drejtat e njeriut apo të jetë një çështje politike, por është një çështje e respektimit të ligjit.

Arrestimi i Belerit, sipas Xhaçkës, ka të bëjë me luftën ndaj fenomenit të shit-blerjes së votës.

“Me kolegun Dendias pata një takim të mirë, i cili ishte një mundësi për të diskutuar nga afër çështjen. E urova për fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e djeshme dhe i shpreha dëshirën tonë të sinqertë që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjen Beleri, të mund të vazhdojmë bashkëpunimin tonë miqësor për të cilin kemi hapur tashmë një faqe të re.

Kolegu Dendias paraqiti qëndrimin e tij dhe unë bëra shumë të qartë qëndrimin tonë se kjo nuk është as çështje politike dhe as çështje e të drejtave të njeriut; është çështje e respektimit të ligjit për çdo qytetar shqiptar; është çështje e luftës kundër fenomenit të blerjes së votës si një prej rekomandimeve kryesore të OSBE-ODIHR. Ashtu si Shqipëria, edhe Greqia në respekt të ligjit kreu arrestime pikërisht për akuza për blerje vote”, tha Xhaçka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026