I dënuar me 7.5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 38-vjeçari te Liqeni i Thatë

22 Janar 2026 | 15:06

Një 38-vjeçar i dënuar me 7 vjet e gjysmë burg për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative se një shtetas i shpallur në kërkim fshihej në këtë zonë, finalizuan operacionin e koduar “Dënimi”, duke vënë në pranga shtetasin Rezart Hyskollari, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Durrësit, në vitin 2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, ndërsa 38-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 5 vjet burgim nga dënimi i tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar në Durrës Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të përbashkët italo-shqiptar “Ura”....
23:25 | 01/07/2026

Vijon marshimi, qytetarët mblidhen para Parlamentit: Nesër në 10 (VIDEO)

Qytetarët gjatë marshimit të tyre në rrugët e Tiranës kanë ndaluar para ambienteve të Parlamentit. Ata mbajnë në duar pankarta teksa bëjnë thirrje së nesër...
22:16 | 01/07/2026

“Nuk e dija që do isha kandidate për kryesinë”, Grimci: Kisha bërë kërkesë por ja kur e mora vesh..

Eda Grimci, ka folur në Now pas zbardhjes së listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Kryesisë të Partisë Demokratike, ku dhe ajo është...
22:10 | 01/07/2026