I dënuar me burg për vjedhje, arrestohet 38-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)

11 Mars 2026 | 12:07

Policia e Korçës këtë të mërkurë ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhje dhe drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt.

Sipas raportimeve nga policia, është arrestuar Skerdi Lamçe, i cili është dënuar Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë me 1 vit e 4 muaj burgim për dy veprat penale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që janë shpallur në kërkim për krime të ndryshme, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin S. L., 38 vjeç.

Ai ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sezoni veror, kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda deri më 15 shtator

Me nisjen e sezonit turistik veror, Policia e Shtetit ka vënë në zbatim një plan masash për të lehtësuar qarkullimin dhe për të rritur sigurinë...
18:33 | 17/06/2026

Rama: A është Evropa gati për momentin e saj të ardhshëm të Helmut Kohl?

Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një opinion në Euronews ndërsa mes fjalës së tij të gjatë ka ritheksuar se Evropa ka nevojë për...
17:35 | 17/06/2026

Raporti i PE, reagon Bardhi: Rama të dëgjojë zërin e eurodeputetëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Raportin e Parlamentit Evropian për zonën...
16:54 | 17/06/2026