‘I dënuar në Greqi’, PD: KQZ ka shkelur ligjin, do ankimojmë në KAS për Ismailajn
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është shprehur se do të bëjnë ankimin në KAS, për kandidatin e për kryetar Bashkie në Mallakastër Qerim Ismailaj, pasi ky i fundit është i dënuar me 3 vite burg në Greqi.
Në një deklaratë për mediat, Bardhit theksoi se PD do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit ndërsa shtoi se Ismailaj nuk duhet të kandidojë në zgjedhje.
Më tej ai theksoi se KQZ ka shkelur lihgjin duke konfirmuar kandidimin e Qerim Ismailajt në zgjedhjet lokale.
“I përzgjedhur i Edi Ramës për Mallakastrën ishte i dënuar me 3 vite në Greqi dhe u ishte fshehur autoriteteve greke. Në muajin shkurt të këtij viti Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e gjeti fajtor Edi Ramën e Mallakastrës, Qerim Ismailaj duke e dënuar me falsifikim të formularëve duke e dënuar me 6 muaj burg. KQZ dhe Këshilli i Ministrave duhet të kishin urdhëruar shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj.
Më datë 5 prill 2023 në shkelje flagrante të ligjit të dekriminalizimit Ilirjan Celibashi ka konfirmuar kandidimin në shkelje të ligjit Qerim Ismailaj. Ne do të depozitojmë dhe ankimimin me qëllim zbatimin e përpiktë që ligjit të dekriminalizimit. Duhet t’i ndalohet kandidimi në zgjedhje”- tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë